Vrasja e Larijanit nuk do ta destabilizojë Iranin, thotë ministri i jashtëm

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka folur për vrasjen e Ali Larijanit në një intervistë me Al Jazeera, të publikuar këtë mëngjes. Ai këmbënguli se mungesa e shefit të fuqishëm të sigurisë nuk do të bën ndonjë ndryshim në situatën e Iranit...

Bota

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka folur për vrasjen e Ali Larijanit në një intervistë me Al Jazeera, të publikuar këtë mëngjes.

Ai këmbënguli se mungesa e shefit të fuqishëm të sigurisë nuk do të bën ndonjë ndryshim në situatën e Iranit, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët ende nuk e kanë kuptuar këtë pikë: Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të vendosura politike, ekonomike dhe sociale. Prania ose mungesa e një individi të vetëm nuk ndikon në këtë strukturë”, tha ai.

“Sigurisht, individët janë me ndikim dhe secili person luan rolin e tij – disa më mirë, disa më keq, disa më pak – por ajo që ka rëndësi është se sistemi politik në Iran është një strukturë shumë e fortë”, shtoi ministri i Jashtëm iranian.

Ai vuri në dukje vrasjen e udhëheqësit të mëparshëm suprem, Ali Khamenei, duke thënë se “sistemi vazhdoi” pavarësisht humbjes. /Telegrafi/