Ballina Nacionale Vrasja e Auron Thaqit, nesër vazhdon seanca ndaj dy të akuzuarve

Vrasja e Auron Thaqit, nesër vazhdon seanca ndaj dy të akuzuarve

1

Nesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Seanca do të mbahet me fillim nga ora 13:00. 
Në këtë rast akuzohen dy persona, Enes Ay dhe Hajrullah Brcani. I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.