Dita e diel do të karakterizohet me mot të vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje e lehtë e temperaturave.

Vlerat maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius, duke krijuar kushte relativisht të freskëta, por të qëndrueshme për këtë periudhë.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me intensitet të lehtë deri mesatar. /Telegrafi/





