Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani shpall Ngushticën e Hormuzit të hapur përkohësisht

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pasi Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “plotësisht e hapur” për të gjitha anijet tregtare gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit. Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e “të gjitha anijeve tregtare” përmes ngushticës. “Në përputhje me armëpushimin […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pasi Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “plotësisht e hapur” për të gjitha anijet tregtare gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit.

Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e “të gjitha anijeve tregtare” përmes ngushticës.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”, deklaroi ai.

Megjithatë, duhet theksuar se Irani më parë ka deklaruar se ngushtica është e hapur për vendet që bashkëpunojnë me ushtrinë e tij.

Reagimi i Trumpit vjen në një moment kur liderë ndërkombëtarë, përfshirë Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, po zhvillojnë takime për të diskutuar sigurinë dhe funksionimin e lirë të kësaj rruge jetike detare. /Telegrafi/