Vizitë në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart, dhurohet libri për krimet serbe në Kosovë

Nacionale

Gjatë qëndrimit në Gjermani, pas vizitave në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Strasburg dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Cyrih, u realizua edhe një vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, ku u zhvillua një takim me Konsullin e Përgjithshëm, Hamdi Bërbatovci, dhe kolegun e tij, Gramoz Berisha. Gjatë takimit u diskutua […]

Madhësia e shkronjave

Gjatë qëndrimit në Gjermani, pas vizitave në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Strasburg dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Cyrih, u realizua edhe një vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, ku u zhvillua një takim me Konsullin e Përgjithshëm, Hamdi Bërbatovci, dhe kolegun e tij, Gramoz Berisha.

Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes kombëtar, rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, si dhe domosdoshmërinë e dokumentimit dhe ndërkombëtarizimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, Konsullatës iu dhurua libri “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, i botuar në disa gjuhë.

Ky botim, i mbështetur në qindra dëshmi të viktimave dhe të mbijetuarve, synon të kontribuojë në dokumentimin e së vërtetës historike dhe në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krimet e kryera në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Autori vlerësoi mikpritjen dhe gatishmërinë e përfaqësuesve të Konsullatës për bashkëbisedim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve diplomatike të Kosovës dhe autorëve që merren me dokumentimin e historisë.

Sipas tij, ruajtja e kujtesës kolektive dhe përcjellja e së vërtetës historike te brezat e ardhshëm mbeten thelbësore për dokumentimin e së kaluarës dhe njohjen ndërkombëtare të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/

Komentet