Vinicius Junior flet pasi shkëlqeu në fitoren ndaj Atletico Madridit

Vinicius Junior ka reaguar pas fitores së madhe të Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid (3-2), duke theksuar dominimin e skuadrës së tij gjatë ndeshjes. Braziliani shkëlqeu me dy gola në këtë ndeshje, ku njëri prej tyre ishte spektakolar, që do...

Sport

Vinicius Junior ka reaguar pas fitores së madhe të Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid (3-2), duke theksuar dominimin e skuadrës së tij gjatë ndeshjes.

Braziliani shkëlqeu me dy gola në këtë ndeshje, ku njëri prej tyre ishte spektakolar, që doli të ishte i fitores.

“E kontrolluam lojën që nga fillimi. Edhe pse pranuam gol, vazhduam të përmirësohemi dhe të punojmë fort për ndeshje të tilla”.

“Merita i takon të gjithëve – trajnerit, lojtarëve dhe tifozëve. Ky është rezultat i punës që kemi bërë gjatë gjithë javës”, deklaroi Vinicius.

Vinicius vuri në pah edhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive, sidomos fitoren ndaj Man Cityt.

“Shkuam në Manchester, fituam dhe mbrojtëm mirë, pastaj erdhëm këtu dhe bëmë një tjetër ndeshje të madhe”, shtoi ai.

Në fund, ai nuk e fshehu lumturinë: “Sot jam një madridist shumë i lumtur”.

Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, duke i siguruar Real Madrid tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull. /Telegrafi/