Përzgjedhësi Franco Foda iu tha lojtarëve të festojnë pas triumfit në Sllovaki, por iu rikujtoi se ka edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Foda thotë se janë vetëm një hap larg për ta bërë ëndrrën realitet, andaj duhet menjëherë të fokusohen për sfidën me Turqinë.

Ai shihet në video mjaftë i emocionuar, derisa të gjithë lojtarët e Kosovës e dëgjojnë dhe nisin të duartrokasin.
“Tashmë është vetëm edhe një hap. Sonte mund ta shijojmë dhe nesër duhet të fokusohemi për Turqinë. Hajdeni”, thotë tekniku gjerman.
Përballja e zjarrtë mes Turqisë dhe Kosovës do të zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Kosova nesër do t’i kthehet stërvitjeve zyrtarisht, kurse do të ketë tre ditë kohë për të përgatitur planin anti-Turqi, me objektivin e vetëm që ta arrijnë kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026./Telegrafi/





