Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi në takimin e parë me familjen e Mirlindit

Pas një kohe të gjatë larg ekraneve dhe intervistave, Vesa Vllasaliu, rikthehet në një bisedë pa filtra dhe më e sinqertë se kurrë.
E ftuar në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ajo vendosi t’i japë fund çdo spekulimi mbi jetën e saj personale, duke folur hapur për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit.
Fokusi i bisedës ishte padyshim romanca e saj, një kapitull i ri dashurie që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Vesa rrëfeu momentet e para me Mirlind Dakun, duke ndarë detaje që tregojnë se si ai ia fitoi zemrën.
Ajo zbuloi gjithashtu takimet me familjen e partnerit dhe vizitën e Mirlindit në Zvicër për t’u njohur me prindërit e saj, një episod kyç që shënoi fillimin e një kapitulli të veçantë në jetën e çiftit.
Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi
Por surpriza më e madhe erdhi kur Vesa ndau lajmin më të gëzuar: prej dy muajsh, ajo gëzon epitetin e nënës.
Ish-banorja e Big Brother zbuloi detaje mbi planet për dasmë dhe për një kapitull të ri të jetës së saj bashkë me Mirlindin.