Veprimi që e bëri të famshëm, djali që i’a mori letrën Donnarummas tani është bërë i njohur

Një histori e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv në Bosnjë-Hercegovinë, ku një 14-vjeçar është bërë protagonist i papritur i suksesit të përfaqësueses. Bëhet fjalë për Afan Çizmiqin, një djalosh që shërbente si mbledhës topash gjatë ndeshjes vendimtare të play-offit ndaj Italisë. Para fillimit të serisë së penalltive, ai arriti t’i marrë portierit italian […]

Sport

Një histori e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv në Bosnjë-Hercegovinë, ku një 14-vjeçar është bërë protagonist i papritur i suksesit të përfaqësueses.

Bëhet fjalë për Afan Çizmiqin, një djalosh që shërbente si mbledhës topash gjatë ndeshjes vendimtare të play-offit ndaj Italisë.

Para fillimit të serisë së penalltive, ai arriti t’i marrë portierit italian Gianluigi Donnarumma një letër me shënime taktike, ku ishin analizuar drejtimet e goditjeve të lojtarëve boshnjakë.

Në vijim, portieri italian nuk arriti të parashikojë asnjë nga goditjet nga pika e bardhë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina siguroi fitoren dhe kualifikimin për Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ky episod ka bërë që Çizmiq të marrë vëmendje të madhe mediatike, jo vetëm në rajon, por edhe në mediat ndërkombëtare, përfshirë ato britanike.

Në rrjetet sociale madje kanë nisur edhe thirrje simbolike që ai të shpërblehet për “kontributin” e tij, duke u përfshirë në delegacionin e përfaqësueses për Botërorin e ardhshëm.

Historia e tij është kthyer në një nga momentet më interesante dhe të pazakonta të këtij cikli kualifikues. /Telegrafi/