Velinat hyjnë në shtëpi dhe kërcejnë pranë Rogertit dhe Selin me këngën e famshme të krijuar në Big Brother

Sfida e mosreagimeve ka nisur të mërkurën në Big Brother VIP Albania 5 dhe do të zgjasë deri në spektaklin e ardhshëm. Gjatë ditës në shtëpi ka hyrë Seno Fishta e më pas edhe Kristi Lamaj nga muri i oborrit. Pati gjithashtu edhe disa lajme që u shfaq...

Magazina

Sfida e mosreagimeve ka nisur të mërkurën në Big Brother VIP Albania 5 dhe do të zgjasë deri në spektaklin e ardhshëm.

Gjatë ditës në shtëpi ka hyrë Seno Fishta e më pas edhe Kristi Lamaj nga muri i oborrit.

Pati gjithashtu edhe disa lajme që u shfaqën në ekran, që në një formë kanë lënë të befasuar konkurrentët.

Veç kësaj së fundmi në shtëpi kanë hyrë edhe velinat e “Fiks Fare” duke kërcyer pranë banorëve.

Në sfond është lëshuar një këngë që u bë virale në këtë edicion që lidhet me banoren Selin Bollati.

Rogerti është parë në disa momente duke qeshur, meqë kishte interpretuar vargjet e asaj kënge.

Sidoqoftë, pati momente mjaft interesante nga konkurrentët, ku në të shumtën e kohës nuk kanë reaguar. /Telegrafi/