Mallorca ka regjistruar një fitore historike në shtëpi ndaj Real Madridit pas plot 14 viteve.
Ishte Vedat Muriqi që rezultoi të jetë heroi i vendasve me një gol krejt në minutat shtesë për t’ia siguruar Mallorcas pikët e plota.

Pas një asistimi të Joseph, Muriqi u hap për mrekulli për të qenë para Andriy Lunin dhe me një super goditje e la të shtangur ukrainasin (90+1’).
Ky është goli i 19-të në La Liga për Muriqin, ndërsa Mallorca largohet nga zona e rrezikshme me këto tre pikë, duke mbledhur 31 sosh.
Në anën tjetër, Real Madridi bën hap mbrapa në garën për titull për t’i dhënë mundësi Barcelonës të ikë plus shtatë pikë në rast fitores ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/





