Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se planifikonte të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës në rast kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026. Ylli i Mallorcas mes lotëve për “Supersport” fillimisht kërkoi falje në emër të ekipit, por shtoi se beson se po vje...

Sport
Reklame

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se planifikonte të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës në rast kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026.

Ylli i Mallorcas mes lotëve për “Supersport” fillimisht kërkoi falje në emër të ekipit, por shtoi se beson se po vjen gjenerata e artë e Kosovës.

“Në emër të ekipit kërkoj falje për gjithë shtetin, për gjithë ata që na përkrahën por ju lutem të vazhdoni sepse po vjen gjenerata e artë e Kosovës”.

Pastaj, ai tregoi se ka besuar plotësisht në kualifikim dhe kishte për synim edhe të pensionohej, por tani po e rikonsideron vazhdimin sepse nuk dëshiron t’i “varë këpucët” pa luajtur me Kosovën në një turne madhor.

“Aq shumë kam besuar se kemi me u kualifiku… edhe mendova të luaj atje në Amerikë me kombëtaren dhe të largohem, t’i hapi rrugë të rinjve por nuk kam qejf me mbetë edhe pikë brenda, sepse e di se kjo kombëtare do të kualifikohet”.

Ndërkohë, Kosova do të rikthehet në “aksion” gjatë muajit qershor për t’i zhvilluar dy miqësore, por emrat e kundërshtareve ende nuk dihen./Telegrafi/