Ka përfunduar xhiro e 24-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me Vushtrrinë që është fituesja absolute.
Vushtrriasit kanë shfrytëzuar gabimet e skuadrave ndjekëse dhe kanë triumfuar 3-0 ndaj Tefik Çangës për të shtuar epërsinë e pikëve.
Vëmendja ishte në dy derbi që u zhvilluan, në Drenas, Feronikeli luajti baras 0-0 me Lirinë dhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 dhe Vëllaznimi gjithashtu luajtën baras 0-0.

Dinamo e Ferizajt gjithashtu ka marrë fitore të madhe, pasi ka triumfuar në udhëtim te Istogu 0-1.
Vushtrria vazhhdon kryesimin dhe duket në rrugë të mirë për Superligë me 53 pikë, derisa në vendin e dytë është Dinamo e Ferizajt me 50 sosht.
Vëllaznimi dhe Feronikeli janë në pozitat tre dhe katër me nga 48 pikë, derisa Trepça ’89 dhe Liria kanë nga 46 sosh./Telegrafi/





