​Vazhdon debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës, LVV dhe ministrat mungojnë në sallë

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin parlamentar për rritjen e çmimit të naftës. Pas pauzës, po mungojnë numër i madh i deputetëve, sidomos ata të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ministrat. Kjo seancë e jashtëzakonshme është ftuar nga partitë opozitare,...

Nacionale

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.

Pas pauzës, po mungojnë numër i madh i deputetëve, sidomos ata të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ministrat.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është ftuar nga partitë opozitare, ndërkaq rezoluta është prezantuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, përmes kësaj rezolute, ka kërkuar nga qeveria uljen e përkohshme të akcizës nga 36 cent në 20 cent në litër me afat të përkohshëm.

Po ashtu, është kërkuar edhe ulja e përkohshme e TVSh-së në karburante, por edhe që urgjentisht të gjej forma për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendor.

Këto janë kundërshtuar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, ku ka pasur kundërshtime e replika mes pozitës e opozitës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar opozitën për propozimin që të ulet akciza përkohësisht, duke thënë se kjo shtetit ia ul të hyrat 10 milionë euro më pak.