Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një intervistë për KO është pyetur edhe për dronët që tashmë ka vënë në dispozicion Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ai ka thënë se përgjegjës menaxhimi i hapësirës ajrore mbi Kosovës është nën përgjegjësinë e KFOR-it.
Kreu i KFOR-it ka thënë se cilido operacion me mjete ajrore pa pilot, kërkon njoftim paraprak të aprovim të qartë nga KFOR-i. Ulutas gjithashtu ka deklaruar se FSK në Veri mund të veprojë vetëm me pëlqimin e tij si komandant i KFOR-it.
“Menaxhimi i hapësirës ajrore mbi Kosovën është nën përgjegjësinë e Komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Gjatë viteve, Komandantët e KFOR-it e kanë kryer me sukses këtë rol të rëndësishëm, ndër të tjera falë bashkëpunimit të mirë me institucionet në Kosovë, i cili ka mundësuar harmonizimin e përdorimit ushtarak dhe civil të hapësirës ajrore. Përdorimi i të gjitha kategorive të mjeteve ajrore pa pilot i nënshtrohet rregullave të rrepta dhe zonave të lëvizjes së kufizuar. Çdo operacion me mjete ajrore pa pilot kërkon njoftim paraprak dhe miratim të qartë nga KFOR-i. Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me angazhimet ekzistuese midis NATO-s dhe Prishtinës, FSK-ja mund të veprojë në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të Komandantit të KFOR-it”, ka thënë ai.
Ulutas: Çdo operacion me dron kërkon njoftim paraprak dhe aprovim të qartë nga KFOR-i
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819243-ulutas-cdo-operacion-me-dron-kerkon-njoftim-paraprak-dhe-aprovim-te-qarte-nga-kfor-i.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ulutas:-cdo-operacion-me-dron-kerkon-njoftim-paraprak-dhe-aprovim-te-qarte-nga-kfor-i" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819243-ulutas-cdo-operacion-me-dron-kerkon-njoftim-paraprak-dhe-aprovim-te-qarte-nga-kfor-i.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ulutas:-cdo-operacion-me-dron-kerkon-njoftim-paraprak-dhe-aprovim-te-qarte-nga-kfor-i"></p>Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një intervistë për KO është pyetur edhe për dronët që tashmë ka vënë në dispozicion Forca e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se përgjegjës menaxhimi i hapësirës ajrore mbi Kosovës është nën përgjegjësinë e KFOR-it. Kreu i KFOR-it ka thënë se cilido operacion me mjete ajrore pa pilot</div>






