Udhëtimi i pabesueshëm i 7 qenve që shpëtuan veten nga tregtia ilegale në Kinë

Një histori që supozohet se vjen nga Changchun i provincës Jilin në Kinë, ku shtatë qen të vjedhur thuhet se u kthyen vetë në shtëpi pas një arratisjeje dramatike, ka ndezur debat të madh në media dhe rrjete sociale. Sipas rrëfimit që u bë viral, qen...

Life/Bizare

Një histori që supozohet se vjen nga Changchun i provincës Jilin në Kinë, ku shtatë qen të vjedhur thuhet se u kthyen vetë në shtëpi pas një arratisjeje dramatike, ka ndezur debat të madh në media dhe rrjete sociale.

Sipas rrëfimit që u bë viral, qentë arritën të shpëtojnë nga një kamion i dyshuar për transport ilegal dhe përshkuan rreth 17 kilometra për dy ditë, duke kaluar autostrada dhe fusha.

Madje rreth ngjarjes kanë raportuar edhe media prestigjioze ndërkombëtare duke e cilësuar si një histori të rrallë.

Madje, në raportime përmendet edhe një qen i racës German Shepherd i lënduar, i cili megjithatë mbijetoi udhëtimin.

Megjithatë, jo të gjitha mediat janë të bindura për vërtetësinë e kësaj historie.

Disa prej tyre kanë ngritur dyshime, duke e cilësuar ngjarjen si të ekzagjeruar ose të paverifikuar plotësisht, për shkak të mungesës së provave të qarta dhe burimeve zyrtare.

Debati mbi këtë histori vazhdon, ndërsa publiku mbetet i ndarë mes atyre që besojnë në një mrekulli të vërtetë dhe të tjerëve që e konsiderojnë si një rrëfim të stisur për të tërhequr vëmendje në rrjetet sociale. /Telegrafi/