U zëvendësua pas vetëm 17 minutash lojë, De Gea i del në mbrojtje portierit të Tottenhamit

David De Gea i dërgoi një mesazh mbështetjeje Antonin Kinsky pasi portieri i Tottenhamit u zëvendësua vetëm 17 minuta pas debutimit të tij në Ligën e Kampionëve.

Nën presion të madh, trajneri Igor Tudor vendosi të linte jashtë formacionit portierin jo në formë Guglielmo Vicario për ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, të martën mbrëma kundër Atletico Madrid, një vendim i madh duke marrë parasysh rrethanat.

Në vend të tij, ai aktivizoi portierin rezervë Antonin Kinsky, ndeshja e fundit e të cilit për Tottenham kishte qenë në tetor të vitit të kaluar, kur skuadra pësoi humbje 2-0 ndaj Newcastle United në EFL Cup.