Ballina Nacionale U takua me Prattipatin, Kurti tregon për çka biseduan

U takua me Prattipatin, Kurti tregon për çka biseduan

1

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar sot të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Rreth takimit ka dalë me një njoftim zyra për media e Kurtit.
“Prattipati e uroi Kryeministrin Kurti për formimin e Qeverisë dhe për mandatin e ri. Diskutuan për raportet bilaterale dhe potencialin e madh të tyre, sidomos në fushën e tregtisë dhe investimeve, por edhe në fusha të tjera si sundimi i ligjit, siguria dhe integrimi euro-atlantik”.
“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me znj. Prattipati dhe Ambasadën amerikane në Kosovë, si dhe gatishmërinë e plotë të tij dhe të kabinetit të ri qeveritar për të vijuar dhe avancuar këtë bashkëpunim, përfshirë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, Kurti ndër të tjera, theksoi Kosova dhe qeveria që ai drejton mbeten të përkushtuara ndaj synimeve për integrim në BE dhe NATO, si dhe angazhohen për paqe dhe siguri në rajon dhe aleanca të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike.

- Reklamë -