U rrit i varfër në një rimorkio dhe është krenar për këtë – historia e Bam Adebayos që theu rekordin e Kobe Bryantit

Bam Adebayo luajti një ndeshje që bëri histori, duke shënuar një shifër të pabesueshme prej 83 pikësh për të udhëhequr Miami Heat drejt një fitoreje 150: 129 ndaj Washington Wizards.

Performanca e Adebayos është e dyta më e mirë në historinë e NBA-së, pas vetëm Wilt Chamberlain dhe ndeshjes së tij legjendare me 100 pikë.

28-vjeçari arriti ta thyej rekordin e madh të Kobe Bryan me 81 pikë me Los Angeles Lakers për t’u vendosur i dyti në historinë e rekordeve.

NBA tani ka një hero të ri, por kush është ai? Kjo është historia e jetës së tij.