Turqia mbështet Kosovën me 3.8 milionë euro ndihma ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur marrëveshjen me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së në vlerë 3.8 milionë euro. Megjithatë, Maqedonci njoftimin për marrëveshjen e ka dhënë me valutë turke, duke treguar se bëhet ...

Nacionale

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur marrëveshjen me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së në vlerë 3.8 milionë euro.

Megjithatë, Maqedonci njoftimin për marrëveshjen e ka dhënë me valutë turke, duke treguar se bëhet fjalë për 200 milionë lira.

“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke apo 3.8 milionë euro) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Maqedonci.