Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Pam Bondi do të marrë një “punë të re në sektorin privat” dhe do të zëvendësohet nga zëvendësuesi i saj, Todd Blanche.
Pam Bondi është shkarkuar nga pozita e Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së.

“Pam Bondi është një patriote e madhe amerikane dhe një mike besnike, e cila ka shërbyer besnikërisht si Prokurore e Përgjithshme gjatë vitit të kaluar”, shkruan lideri amerikan në rrjetet sociale.
Bondi ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke mbikëqyrur një goditje të madhe kundër krimit në të gjithë vendin tonë, me vrasjet që ranë në nivelin më të ulët që nga viti 1900, thotë Trump.
“Ne e duam Pamin, dhe ajo do të angazhohet në një punë të re, shumë të nevojshme dhe të rëndësishme në sektorin privat, që do të njoftohet së shpejti. Ndërkohë, zëvendësi ynë i Prokurorit të Përgjithshëm, dhe një mendje shumë e talentuar dhe e respektuar ligjore, Todd Blanche, do të marrë detyrën si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë”, pohoi 79-vjeçari.
Sipas raportimeve të CNN, Trump në biseda private ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si Bondi ka menaxhuar hetimet rreth pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein, si dhe për faktin që nën drejtimin e saj, Departamenti i Drejtësisë nuk ka hetuar apo ndjekur penalisht kundërshtarët e tij politikë sa ai do të kishte dëshiruar. /Telegrafi/






