Trump prezantueses së Fox News: Dukesh më mirë se kurrë

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një paraqitjeje në Fox News shmangu të përgjigjej për një pyetje në lidhje me situatën humanitare në Iran duke i bërë komplimente moderatores së emisionit. Trump u shfaq në emisionin “The Five”, ku Dana Perino ...

Life/Bizare

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një paraqitjeje në Fox News shmangu të përgjigjej për një pyetje në lidhje me situatën humanitare në Iran duke i bërë komplimente moderatores së emisionit.

Trump u shfaq në emisionin “The Five”, ku Dana Perino e pyeti për fatin e disidentëve iranianë dhe nëse civilët kanë qasje në ushqim dhe ujë të pijshëm gjatë luftës në Iran.

Në vend që të përgjigjej drejtpërdrejt për këtë temë, lideri amerikan ndryshoi krejt temën dhe filloi të fliste për sa mirë duket moderatoren, duke i thënë se “duket edhe më mirë se kurrë” dhe duke kujtuar një darkë të kaluar me të. Ai po ashtu bëri shaka për politikat dhe karrierën e saj politike.

Prezantuesja iu përgjigj me humor duke thënë që kjo është falë stafit të stilistëve të Fox News.

Trump vazhdoi të komentojë për pamjen e saj, duke shprehur se thjesht po bënte një koment të pafajshëm për të, pavarësisht se komentet e tilla shpesh janë kontestuese.

Përgjatë emisionit, Trump u kthye më pas tek çështja fillestare, por edhe atëherë nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes për situatën humanitare në Iran. /Telegrafi/