Trump pranon të pezullojë bombardimet e Iranit për dy javë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rënë dakord të pezullojë “bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit” për një periudhë dy-javore, me kusht që të hapet Ngushtica e Hormuzit”. “Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Feldmarshal Asim Munir të Pakistanit, ku ata kërkuan që unë të ndaloj forcën shkatërruese që do të dërgohet sonte në Iran, […]

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rënë dakord të pezullojë “bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit” për një periudhë dy-javore, me kusht që të hapet Ngushtica e Hormuzit”.

“Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Feldmarshal Asim Munir të Pakistanit, ku ata kërkuan që unë të ndaloj forcën shkatërruese që do të dërgohet sonte në Iran, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të bjerë dakord për HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURTË të Ngushticës së Hormuzit, unë pajtohem të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh. Ky do të jetë një ARMËPUSHIM i dyfishtë! Arsyeja për ta bërë këtë është se ne tashmë i kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, dhe jemi shumë larg një Marrëveshjeje përfundimtare në lidhje me paqe afatgjate me Iranin dhe paqen në Lindjen e Mesme. Ne morëm një propozim prej 10 pikash nga Irani dhe besojmë se është një bazë e realizueshme mbi të cilën të negociojmë. Pothuajse të gjitha pikat e ndryshme të mosmarrëveshjeve të kaluara janë rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por një periudhë dy-javore do të lejojë që marrëveshja të finalizohet dhe të përmbushet. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe gjithashtu duke përfaqësuar vendet e Lindjes së Mesme, është…” Një nder që këtë problem afatgjatë, jemj afër zgjidhjes”, ka shkruar ai në Truth Social.

Ai më parë kishte paralajmëruar se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Teherani nuk do të pranonte të rihapte Ngushticën – një rrugë kyçe në transportin e naftës – deri në ora 02:00 të mërkurës, sipas kohës lokale në Kosovë.

Shehbaz Sharif, kryeministri pakistanez, i kishte kërkuar më parë Trumpit të zgjaste afatin, duke i kërkuar atij të “lejonte diplomacinë të vazhdonte rrjedhën e saj”.

Në një postim në mediat sociale, Sharif shkroi se “përpjekjet diplomatike për zgjidhjen paqësore të luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme, të fortë dhe të fuqishme”. /Telegrafi/