Presidenti amerikan, Donald Trump, i është drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me Iranin: “Nuk mund t’u japësh armë bërthamore të çmendurve”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, Trump deklaroi: “Kemi pasur ndryshim total të regjimit në Iran”.

Presidenti amerikan u përpoq të fliste për rëndësinë e ndryshimeve që kanë sjellë sulmet amerikano-izraelite ndaj qeverisë së Iranit.
“Njerëzit atje tani janë shumë më të arsyeshëm sesa të çmendurit që kishit në fazën e parë dhe të dytë”, tha presidenti amerikan.
“Ata ishin të çmendur, njerëzit me të cilët po negociojmë tani në emër të Iranit janë shumë më të arsyeshëm”, shtoi ai.
Sipas Trumpit, negociatat me Iranin janë pozitive dhe ai beson se Teherani po vepron “me mirëbesim”. /Telegrafi/





