Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara — dhe jo Irani — duhet të vendosin një taksë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Po sikur të vendosim taksa? Do të preferoja ta bëja këtë sesa t’ua lija atyre”, tha Trump.
Irani ka pohuar kontrollin e tij mbi këtë rrugë ujore kritike duke lëshuar një sistem të ri takse për anijet cisternë që kërkojnë të kalojnë nëpër të.

Vendi miratoi një plan muajin e kaluar për të vendosur taksa për anijet që kalojnë nëpër ngushticë dhe për të zbatuar “rolin sovran të Iranit”.
Trump tha se besonte që SHBA-të duhet të vendosin taksa për shkak të suksesit të tyre ushtarak në konfliktin aktual.
“Pse të mos e bëjmë këtë? Ne jemi fituesit”, deklaroi Trump.
“Ata janë të mundur ushtarakisht”, përfundoi ai. /Telegrafi/





