Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se mund të jetë objektivi kryesor i Iranit, duke thënë se mund të përfundojë si udhëheqësit iranianë që, sipas tij, janë eliminuar. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse konflikti me Iranin përbën një rrugë pa dalje strategjike, Trump e cilësoi operacionin amerikan si një “sukses të jashtëzakonshëm” […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se mund të jetë objektivi kryesor i Iranit, duke thënë se mund të përfundojë si udhëheqësit iranianë që, sipas tij, janë eliminuar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse konflikti me Iranin përbën një rrugë pa dalje strategjike, Trump e cilësoi operacionin amerikan si një “sukses të jashtëzakonshëm” dhe përsëriti se programi bërthamor iranian është goditur rëndë, shkruan skynews.

“Irani kishte udhëheqës. Ata janë zhdukur. Pastaj patën një grup tjetër udhëheqësish. Edhe ata janë zhdukur. Tani kanë një grup tjetër. Edhe ata mund të zhduken, kush e di? Dhe e dini çfarë? Mund të zhdukem edhe unë, sepse jam objektivi i tyre numër një. Ata janë njerëz të poshtër. Kështu kanë vepruar për 47 vjet. Por unë po bëj atë që është e drejtë për vendin tim”, tha lideri amerikan.

Ai shtoi se beson se veprimet e tij janë të drejta jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për botën.

Trump shtoi se SHBA-ja po i përgjigjet Iranit me të njëjtën qasje që përdor Teherani. “Ne përdorim gjuhën e tyre. Ne flasim gjuhën e tyre”, tha ai, duke theksuar një qasje të ashpër ndaj regjimit iranian.

Ai gjithashtu këmbënguli se Shtetet e Bashkuara “nuk po kërkojnë një angazhim afatgjatë” në konflikt.

Në një pyetje pasuese lidhur me çmimet e naftës dhe nëse Lindja e Mesme po i afrohet një konflikti të ri në shkallë të gjerë, Trump e orientoi përgjigjen te vija e kuqe e Uashingtonit ndaj Teheranit “Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore”. /Telegrafi/