Presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh përdor rrjetet sociale për të njoftuar ndryshime në politika, për të bërë deklarata, dhe – herë pas here, siç bëri më parë këtë javë – për të kërcënuar me shkatërrimin e një qytetërimi të tërë.
Postimi i fundit nga presidenti amerikan vjen në prag të bisedimeve të paqes midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan.

Duke ia lënë më shumë imagjinatës, aty thjesht shkruhet: “Fillimi më i fuqishëm në botë”.
Ndryshe, Trump tha se Irani po “bën një punë shumë të dobët” në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa armëpushimi dyjavor varet nga hapja e këtij korridori kyç nga Teherani.
Që nga shpallja e armëpushimit, vetëm disa anije iraniane kanë kaluar përmes ngushticës, ndërsa një anije cisterne nafte (tanker) jo-iraniane kaloi aty mëngjesin e djeshëm.
Anija MSG, një tanker me flamur të Gabonit, kaloi përmes “rrugës me taksë” të ngushticës në orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/





