Trump kërcënon të zhdukë “plotësisht” burimet e energjisë së Iranit nëse nuk arrihet marrëveshja

Presidenti Donald Trump tha se nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe nuk hap Ngushticën e Hormuzit, vendi do të përfundojë përfshirjen ushtarake në rajon duke “hedhur në erë dhe zhdukur plotësisht” termocentralet dhe puset e...

Bota
Reklame

Presidenti Donald Trump tha se nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe nuk hap Ngushticën e Hormuzit, vendi do të përfundojë përfshirjen ushtarake në rajon duke “hedhur në erë dhe zhdukur plotësisht” termocentralet dhe puset e naftës në vend.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një regjim të ri dhe më të arsyeshëm për t’i dhënë fund Operacioneve tona Ushtarake në Iran. Është bërë përparim i madh, por, nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që ndoshta do të arrihet, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk është menjëherë ‘e hapur për biznes”, ne do ta përfundojmë ‘qëndrimin’ tonë të këndshëm në Iran duke hedhur në erë dhe zhdukur plotësisht të gjitha Termocentralet e tyre të Gjenerimit të Energjisë Elektrike, Puset e Naftës dhe Ishullin Kharg…, të cilat qëllimisht nuk i kemi ‘prekur’ ende”, ka thënë Trump, në një postim në Truth Social këtë mëngjes.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Trump ngriti mundësinë që SHBA-të të marrin naftën e Iranit.

Trump kishte thënë se “preferenca e tij do të ishte të merrte naftën”, ndërsa po peshon nëse do të marrë qendrën kryesore të eksportit të karburantit të Iranit në Ishullin Kharg.

Ndërkohë, çmimet e naftës u rritën të hënën, me naftën e papërpunuar Brent që kaloi 116 dollarë për fuçi pas komenteve të tij. /Telegrafi/