SHBA-të nuk janë ende gati të largohen nga Irani, por Trump paralajmëron largim të afërt.
Një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump nëse ka një plan për Iranin.
Ai tha se nëse forcat amerikane do të largoheshin menjëherë, do t’u duheshin dhjetë vjet që të rindërtojnë strukturat e vendit, shkruan skynews.

“Ne nuk jemi gati të largohemi ende, por do të largohemi së shpejti, shumë shpejt”, theksoi 79-vjeçari.
Komentet e fundit shtojnë paqartësinë mbi afatin kohor të SHBA-ve për luftën në Iran.
Më parë, lideri amerikan kishte thënë se konflikti do të zgjasë “katër deri pesë javë”.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shtoi se presidenti ka “të gjithë lirinë për të vlerësuar kohëzgjatjen – katër javë, dy javë, gjashtë javë”.
Ndërkohë, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se kampanja ushtarake, tashmë në javën e tretë, mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë. /Telegrafi/





