Presidenti amerikan Donald Trump ka folur vetëm shkurtimisht për luftën në Iran në Shtëpinë e Bardhë.
Duke e përshkruar operacionin amerikan në Iran si një “sukses të jashtëzakonshëm”, ai rendit bëmat e zakonshme të eliminimit të udhëheqësve iranianë, ushtarakë dhe marinarë.

“Udhëheqësit janë zhdukur të gjithë. Askush nuk di me kë të flasë”, tha Trump, transmeton Telegrafi.
“Por ne në fakt po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”, shtoi presidenti amerikan.
“Nuk keni idenë se sa shumë duan të bëjnë një marrëveshje dhe do të shohim se çfarë ndodh”, tha për fund Trump. /Telegrafi/





