Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s të qëndrojnë së bashku për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare, ndërsa kritikoi komentet e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me ishullin Arktik.
Trump shprehu zhgënjimin e tij me mungesën e gatishmërisë së NATO-s për t’u përfshirë në luftën kundër Iranit që ai nisi me Izraelin, duke thënë se aleanca ushtarake nuk ishte aty kur ishte e nevojshme dhe nuk do të ishte aty “nëse do të na duhej përsëri”.

“Kujtoni Grenlandë, atë copë akulli të madhe, të drejtuar keq”, kishte deklaruar Trump.
“Ne nuk jemi ndonjë copë akulli. Jemi një popullsi krenare prej 57,000 banorësh, që punojmë çdo ditë si qytetarë të mirë globalë në respekt të plotë për të gjithë aleatët tanë”, tha ai.
Nielsen gjithashatu nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së rendit gjeopolitik të pasluftës, duke përfshirë aleancën mbrojtëse të NATO-s dhe të drejtën ndërkombëtare të respektuar globalisht.
“Këto gjëra po sfidohen tani dhe mendoj se të gjithë aleatët duhet të qëndrojnë së bashku për t’i ruajtur ato. Shpresoj që kjo do të ndodhë”, deklaroi ai. /Telegrafi/





