Trump: Ata e quajnë luftë, ne e quajmë operacion ushtarak

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur udhëheqësin e pakicës në Senat, Chuck Schumer, një "udhëheqës palestinez". Trump i bëri këto komente gjatë një vizite në Memphis të Tennessee, ku mori pjesë në një diskutim në tryezë të rrumbullakët me...

Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur udhëheqësin e pakicës në Senat, Chuck Schumer, një “udhëheqës palestinez”.

Trump i bëri këto komente gjatë një vizite në Memphis të Tennessee, ku mori pjesë në një diskutim në tryezë të rrumbullakët me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi rreth punës së Task Forcës së Sigurisë.

“Është zhvatje nga demokratët”, nisi fjalimin ai.

“Demokratët po e vënë vendin tonë në rrezik të madh në këtë periudhë, në një periudhë që ata e quajnë luftë. Ata e quajnë luftë, ne e quajmë operacion ushtarak”, shtoi Trump.

“Udhëheqësit e tyre në këtë pikë, siç e dini, janë si të doni ta quani, në një botë më vete”, vazhdoi presidenti amerikan.

“Schumer është zhdukur. Dua të them, ai është palestinez. Ai duhet të luftojë në anën e Palestinës”, deklaroi Trump.

“Ai në fakt është bërë një udhëheqës palestinez. Nuk e di. Nuk kam parë kurrë një njeri të ndryshojë kaq shumë. Ai dikur ishte pro Izraelit, tani është pro Palestinës. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, përfundoi ai.

– YouTube www.youtube.com

Ndryshe, në një fjalim në Senat, Schumer paralajmëroi se luftës me Iranin i mungojnë qëllime të përcaktuara qartë.

“Lufta e Trumpit me Iranin tani po hyn në javën e saj të katërt pa asnjë fund në horizont”, kishte thënë ai. /Telegrafi/