Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, duke folur për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, si dhe hetimet për përvetësim të fondeve të tjera, deklaroi se nuk do të mbrojë askënd. Ai tha nuk ndihet përgjegjës për dy drejtorët e arrestuar – Ilija Stoilev dhe Vase Anakiev.
“Unë e ndjek punën në ministri në aspektin e funksionimit të saj aktual. Nëse do të kisha parë parregullsi, do të kisha reaguar. Mos kini dyshime se do të mbroj dikë. Unë jam ministër në një dikaster që ka dhjetëra instituciones, unë ndjek programin qeveritar që u premtuam qytetarëve”.

“Gjithashtu shpenzoj shumë energji për të ndjekur qëllimin për ta bërë ministrinë sa më të mirë të jetë e mundur. Kushdo që ka dyshime dhe prova për korrupsion ose ndonjë parregullsi do të mbahet përgjegjës. E dënova sjelljen e dy drejtorëve, por nuk ndiej përgjegjësi morale”, tha Tripunovski.





