Ballina Nacionale Trepça e suspendon Valdete Shabanin veç pse foli publikisht për ndërrimet e...

Trepça e suspendon Valdete Shabanin veç pse foli publikisht për ndërrimet e vendit të punës

4

Punonjësja e Ndërmarrjes “Trepça”, Valdete Shabani, ka bërë të ditur se është larguar përkohësisht nga puna me një vendim të lëshuar nga kryeshefi i ndërmarrjes, Faton Ahmeti. Ajo thotë se ky është vetëm hapi i radhës në një sërë veprimesh të padrejta që, sipas saj, i janë bërë nga menaxhmenti përgjatë dy viteve të fundit.
Sipas Shabanit, brenda më pak se dy vitesh i është ndryshuar vendi i punës katër herë, gjë të cilën ajo e cilëson si presion dhe trajtim të padrejtë.
Në një lidhje dirkete në emisionin “Gazeta”, ajo ka thënë se suspendimi ka ardhur veç pse foli publikisht për ndërrimet e vendit të punës.
“Ndërmarrja “Trepça” saktësisht kryeshefi Faton Ahmeti ka nxjerr një vendim për mua, ku me ketë vendim unë jam larguar përkohësisht nga puna. Në këtë vendim janë cekur disa pretendime të tyre, ku unë mund të them se asnjëra nga ato nuk qëndron në realitet. Të gjitha media janë të njoftuar me rastin tim ku unë e kam ndritur zërin nga të gjitha padrejtësisë që me janë bërë nga ky menaxhment që dy vite. Unë i kam ndjekur të gjitha hapat ligjore kam bërë ankesa në inspektorat dhe Gjykatën Themelore nga këto dyja kam pranuar vendime pozitive, ku menaxhmenti kanë bërë shkelje nga ato transfere që mi kanë bërë”, tha ajo. /Gazeta10