Trepça e blindon me kontratë të re Adis Beciargicin

Adis Beciragic do të vazhdojë qëndrimin te Trepça edhe për një tjetër sezon. Ka qenë kampioni në fuqi i Kosovës, KB Trepça që ka njoftuar vazhdimin e kontratës me trajnerin turko-boshnjak. 55-vjeçari do të qëndrojë te Trepça edhe për sezonin 2026/27,...

Sport

Adis Beciragic do të vazhdojë qëndrimin te Trepça edhe për një tjetër sezon.

Ka qenë kampioni në fuqi i Kosovës, KB Trepça që ka njoftuar vazhdimin e kontratës me trajnerin turko-boshnjak.

55-vjeçari do të qëndrojë te Trepça edhe për sezonin 2026/27,për të arritur suksese të reja.

Beciragic është në krye të Trepçës nga viti 2023 dhe ka fituar të gjitha trofetë në basketbollin kosovar.

Ai ka fituar në krye të Trepçës dy herë titullin kampion të Kosovës, dy herë Kupën e Kosovës, dy herë Superkupën e Kosovës dhe njëherë Ligën Unike. /Telegrafi/