Nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në TV Sitel, akuzoi qeverinë se në vend që të miratojë një sërë masash për të ndaluar rritjen enorme të çmimeve, masa e vetme dhe e vonuar që miratoi nuk dha asnjë rezultat.
“Kemi një rritje të re të çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Ulja e TVSH-së nga 18 në 10% nuk tregoi asnjë rezultat, çmimet po rriten dhe nuk e di se në çfarë bote jeton Ministri i Ekonomisë, çfarë shifrash sheh dhe nëse shkon fare për pazar, në treg apo në supermarket”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se qeveria duhet të kapërcejë kotësinë e vet dhe të pranojë masat e propozuara të LSDM-së.
“Projektligjet tona në Kuvend duhet të pranohen dhe të zbatohen, sepse ato masa dhanë rezultate në kushtet e krizës në vitin 2022. Në këtë moment, Qeveria duhet të pranojë propozimet tona sepse ka filluar spiralja e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe për ta ndaluar këtë, duhet ta ulë TVSH-në për ushqimet në 0%, të ulë akcizën për karburantet me 4 denarë. Ne e bëmë këtë në vitin 2022 dhe dha efekt”, theksoi nënkryetarja e LSDM-së.
Trençevska theksoi nevojën për ndërhyrje për shkak të inflacionit të lartë.





