Tregtarët indianë të makinave në alarm – thonë se lufta në Iran do të godasë furnizimet

Tregtarët e automjeteve në Indi kanë paralajmëruar për ndërprerje të mundshme në furnizim dhe shpërndarje në periudhën e afërt, si pasojë e konfliktit në Azinë Perëndimore, përkatësisht në Iran, i cili ka rritur ndjeshëm pasigurinë në treg. Sipas Shoqatës së Tregtarëve të Automjeteve (FADA), rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka shtuar kostot e […]

Teknologji

Tregtarët e automjeteve në Indi kanë paralajmëruar për ndërprerje të mundshme në furnizim dhe shpërndarje në periudhën e afërt, si pasojë e konfliktit në Azinë Perëndimore, përkatësisht në Iran, i cili ka rritur ndjeshëm pasigurinë në treg.

Sipas Shoqatës së Tregtarëve të Automjeteve (FADA), rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka shtuar kostot e transportit dhe logjistikës, duke ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit.

Po ashtu, janë shtrenjtuar metalet kyçe si alumini, bakri dhe çeliku, duke rritur kostot e prodhimit për kompanitë automobilistike, ndërsa prodhues të mëdhenj kanë paralajmëruar edhe rritje çmimesh.

Një sondazh i FADA-s tregon se mbi gjysma e tregtarëve kanë përjetuar ndërprerje në furnizim, ndërsa rreth 17% raportojnë vonesa mbi tre javë.

Rritja e çmimeve të karburantit po ndikon edhe në kërkesë, me mbi një të tretën e tregtarëve që thonë se klientët po hezitojnë të blejnë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, tregu i automjeteve në Indi ka mbyllur vitin financiar me rritje të fortë të shitjeve, i nxitur nga lehtësimet fiskale dhe përmirësimi i fuqisë blerëse. /Telegrafi/