Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë – kur erërat e forta rrëzuan një pemë në Gjermani

Tre persona, përfshirë një vajzë 10 muajshe, kanë gjetur vdekjen të dielën kur erërat e forta rrëzuan një pemë në Gjermaninë veriore. Rreth 50 persona nga një strukturë banimi aty pranë për nëna të reja, gra shtatzëna dhe fëmijë po merrnin pjesë në një ngjarje për Pashkët në pyllin pranë qytetit Satrupholm rreth orës 11:00 […]

Bota

Tre persona, përfshirë një vajzë 10 muajshe, kanë gjetur vdekjen të dielën kur erërat e forta rrëzuan një pemë në Gjermaninë veriore.

Rreth 50 persona nga një strukturë banimi aty pranë për nëna të reja, gra shtatzëna dhe fëmijë po merrnin pjesë në një ngjarje për Pashkët në pyllin pranë qytetit Satrupholm rreth orës 11:00 të mëngjesit kur një pemë 30 metra e lartë ra mbi grupin, tha policia në një deklaratë.

Një grua 21-vjeçare dhe një vajzë 16-vjeçare u trajtuan nga ndihmësit e parë, por vdiqën në vendngjarje, ndërsa vajza 10-muajshe e gruas vdiq më vonë në spital, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një grua 18-vjeçare pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spital me helikopter.

Zona kishte qenë nën një paralajmërim për erëra të forta nga shërbimi meteorologjik gjerman.

Zyrtarët qeveritarë nga rajoni Schleswig-Holstein ku ndodhej objekti thanë se ishin “thellësisht të tronditur” nga aksidenti. /Telegrafi/