Transformimi i Leonardo DiCaprio-s në Oscars lidhet me rolin e ri në filmin e Scorsese

Leonardo DiCaprio ka habitur fansat me pamjen e tij të re në Oscars 2026, ku u shfaq me flokë më të errëta dhe mustaqe, duke nxitur reagime të shumta në rrjet. Megjithatë, transformimi i tij nuk lidhet thjesht me stilin, por me një rol të ri filmik. ...

Magazina

Leonardo DiCaprio ka habitur fansat me pamjen e tij të re në Oscars 2026, ku u shfaq me flokë më të errëta dhe mustaqe, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.

Megjithatë, transformimi i tij nuk lidhet thjesht me stilin, por me një rol të ri filmik.

Aktori publikoi një fotografi nga projekti i tij i ardhshëm “What Happens at Night”, me regji të Martin Scorsese, ku shfaqet përkrah Jennifer Lawrence në një skenë në dëborë, shkruan DailyMail.

Filmi tregon historinë e një çifti amerikan që udhëton në një qytet evropian për të adoptuar një fëmijë, por përballet me situata të çuditshme që i bëjnë të vënë në dyshim realitetin dhe jetën e tyre.

Ndërkohë, pamja e re e DiCaprio-s në tapetin e kuq u komentua gjerësisht nga fansat, sidomos mustaqet e tij, që u kthyen në një nga temat më të diskutuara të mbrëmjes. /Telegrafi/