Internistja dhe endokrinologia Venera Berisha-Muharremi ka bërë të ditur se puna e saj shkencore në efektin e trajtimit të gjëndrës tiroide me Fotobiomodulim apo Laser të nivelit të ultë është përzgjedhur për t’u prezantuar në ENDO 2026.
Doktoresha Muharremi në një postim në Facebook shkruan se ndihet krenare që përfaqëson Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në këtë ngjarje të rëndësishme.

“Super e lumtur të ndaj me ju, që puna ime shkencore në efektin e trajtimit të gjëndrës tiroide me Fotobiomodulim apo Laser të nivelit të ultë, është përzgjedhur për t’u prezantuar në ENDO 2026 (takimi vjetor i Endocrine Society, organizatë udhëheqëse globale në kërkimin e hormoneve dhe endokrinologjinë klinike).
Krenare të përfaqësoj Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në këtë event kaq të rëndësishëm 🚀 që do të mbahet në Chicago”, shkruan ajo. /Telegrafi/





