Trajneri që e pikasi talentin e Leart Eminit – e mori te Trepça në ekipin e parë me vetëm

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Leart Emini. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Emini ka rrëfyer se si kishte ndodhur kalimi i tij te Trepça si i ri në moshë dhe...

Sport

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Leart Emini. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Emini ka rrëfyer se si kishte ndodhur kalimi i tij te Trepça si i ri në moshë dhe kush ishte personi që ia mundësoi atij këtë.

“Tash është interesant se mënyra ime qysh kam dalë është, unë kam ushtruar me junior e krejt, po fati im në atë kohë kemi luajtur futboll të vogël”.

“Që edhe sot me e marr pak me një analizë më të thellë e sheh që ka qenë pak më mirë që kemi luajtur futboll të vogël”.

“Edhe luanim ndoshta edhe gjatë kohës së kampionatit që kjo është e keqe, edhe që ishim në kampionat kishim faza përgatitore, por dëshira e madhe për futboll, nuk ka qenë baza e madhe e përfitimit, por vetëm dëshira për futboll”.

“Fati im luaj me trajnerin tashmë është ndihmëstrajner te Besa e Kavajës, Fidaim Haxhiu, një termin. Edhe kur më sheh ai interesohet për mua, vjen më sheh një ndeshje me junior”, ka thënë Emini mes tjerash.

Episodin e plotë me Leart Eminin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/