Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe me gjasat jo të mëdha për titull në Ligën Premier, spekulimet për largimin e Pep Guardiola nga Manchester City po shtohen gjithnjë e më shumë.
Kontrata e trajnerit spanjoll me “Qytetarët” është e vlefshme deri në vitin 2027, por e ardhmja e tij po vihet në pikëpyetje, sidomos nëse sezoni mbyllet pa trofe.
Ndërkohë, emri i parë që ka shprehur hapur interes për ta zëvendësuar Guardiolën vjen nga La Liga.

Bëhet fjalë për Michel Sanchez, trajnerin e Gironas, klub që është pjesë e të njëjtit grup pronësie me Man Cityn.
“Po, e shoh veten duke trajnuar Manchester City-n. Dua ta përjetoj këtë gjë”, ka thënë Sanchez për “Mundo Deportivo”.
Nga ana tjetër, vetë Guardiola ka lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të kontratës.
Megjithatë, nëse Manchester City dështon të fitojë trofe këtë sezon, mundësia e një largimi të parakohshëm mbetet reale. /Telegrafi/





