Toyota po investon 1 miliard dollarë në dy fabrika në SHBA

Toyota ka njoftuar një investim prej 1 miliard dollarësh (rreth 920 milionë euro) për zgjerimin e fabrikave të saj në Kentucky dhe Indiana, duke synuar rritjen e kapaciteteve prodhuese në SHBA. Ky zgjerim do të mundësojë prodhimin e një automjeti të ...

Teknologji

Toyota ka njoftuar një investim prej 1 miliard dollarësh (rreth 920 milionë euro) për zgjerimin e fabrikave të saj në Kentucky dhe Indiana, duke synuar rritjen e kapaciteteve prodhuese në SHBA.

Ky zgjerim do të mundësojë prodhimin e një automjeti të dytë elektrik në Kentucky dhe rritjen e prodhimit për modelet si Toyota Camry dhe Toyota RAV4.

Ndërkohë, në Indiana do të zgjerohet linja e prodhimit të Toyota Grand Highlander.

Investimi vjen në një kohë sfiduese për industrinë automobilistike, për shkak të tarifave të vendosura gjatë administratës së Donald Trump.

Toyota paralajmëron se këto tarifa mund t’i kushtojnë kompanisë deri në 8.8 miliardë dollarë.

Përveç prodhimit, kompania do të investojë edhe në edukim dhe trajnim të fuqisë punëtore, si pjesë e strategjisë së saj afatgjatë në SHBA. /Telegrafi/