Lamine Yamal ka vendosur një tjetër rekord historik, pasi ka regjistruar paraqitjen e tij të 100-të në La Liga me Barcelonen, duke u bërë lojtari më i ri që arrin këtë shifër.
18-vjeçari e arriti këtë moment të veçantë në derbin ndaj Espanyol, duke vazhduar ngritjen e tij të jashtëzakonshme që nga debutimi në vitin 2023 nën drejtimin e Xavi Hernandez.
Që nga debutimi me ekipin e parë, Yamal është shndërruar shpejt nga një talent premtues në një lojtar kyç të Barcelonës, duke humbur shumë pak ndeshje dhe duke pasur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në skuadër.
Ndikimi i tij është rritur sezon pas sezoni, me gola, asiste dhe paraqitje vendimtare, përfshirë edhe një tregolësh të shënuar më herët gjatë sezonit.
Me 29 gola në kampionat deri tani, Yamal vazhdon të jetë një nga figurat kryesore në garën e Barcelonës për sukses në La Liga./Telegrafi/






