“Ti e puthe kur ika unë”, Kristi tremb Brikenën në një moment sa ishte në Big Brother

Një moment i papritur ka ndodhur sot (e mërkurë) brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ish-banori Kristi Lamaj është rikthyer përkohësisht si pjesë e 'sfidës së mosreagimeve', një provë ku banorët duhet të qëndrojnë të ftohtë dhe të mos reagojn...

Magazina

Një moment i papritur ka ndodhur sot (e mërkurë) brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ish-banori Kristi Lamaj është rikthyer përkohësisht si pjesë e ‘sfidës së mosreagimeve’, një provë ku banorët duhet të qëndrojnë të ftohtë dhe të mos reagojnë ndaj çdo ngjarjeje apo personi që kalon pranë tyre.

Prania e tij ka shkaktuar menjëherë reagime tek banorët, veçanërisht tek Brikena, e cila u duk e trembur kur e pa papritur.

Por vizita nuk ishte thjesht për të krijuar tension – Kristi e ka përdorur rastin për ta ngacmuar Brikenën lidhur me puthjen e saj me Mateon gjatë spektaklit, duke i përmendur me humor përpjekjet e tij gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Po mirë moj, unë vuajta kaq shumë që të bashkoj ty me të, ti e puthe kur ika unë?”, iu drejtua ai.

Brikena, e detyruar të mos reagojë sipas rregullave të Vëllait të Madh, e kishte të vështirë ta fshehë buzëqeshjen e saj.

Kristi ka hyrë nga muri i oborrit të shtëpisë, nga ku edhe doli nga Big Brother VIP. /Telegrafi/