The Athletic: FIFA do ta krijojë një play-off nëse Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

Sport

Shtëpia e futbollit FIFA është në diskutime për të krijuar një play-off të minutave të fundit, në rast që Irani vendos përfundimisht të tërhiqet nga Kupa e Botës. Ndikuar nga situata politike, pjesëmarrje e Iranit në Kupën e Botës është në dyshime serioze, ndërsa vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. FIFA ka nisur punën për […]

Madhësia e shkronjave

Shtëpia e futbollit FIFA është në diskutime për të krijuar një play-off të minutave të fundit, në rast që Irani vendos përfundimisht të tërhiqet nga Kupa e Botës.

Ndikuar nga situata politike, pjesëmarrje e Iranit në Kupën e Botës është në dyshime serioze, ndërsa vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

FIFA ka nisur punën për të pasur një alternativë, me mediumin britanik “The Athletic” që raporton se shtëpia e futbollit po konsideron të organizojë një “play-off” të minutës së fundit.

Fatkeqësisht në këtë play-off do të luajnë vetëm katër kombëtare, dy na Evropa dhe dy nga Azia.

Ende nuk është e qartë se si do të zgjidhen kombëtaret evropiane, por në rast që shikohet renditja botërore, atëherë Kosova nuk është fare në listë, meqenëse renditet e fundit nga katër kombëtaret që shkuan në finalen e play-offit muajin që lamë pas.

Në rast që shihet renditja botërore, atëherë Italia ka gjasat më reale pasi zë pozitën e 12-të, ndërsa pas tyre Danimarka – si vend i 20-të. Polonia zë pozitën e 35-të, kurse Kosova vetëm në vendin e 78-të.

Gjatë javëve të ardhshme pritet të ketë më shumë zhvillime rreth kësaj situate, meqenëse ende nuk është zyrtare se nëse Irani do të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 ose jo. Siç shton raporti, vendimi përfundimtar mund të merret më 12 maj, një muaj para se të nis kompeticioni më i rëndësishëm në botë për kombëtare./Telegrafi/