Brigada e 3-të Operacionale Spartane e Gardës Kombëtare të Ukrainës, së bashku me njësitë ngjitur, ka zmbrapsur një sulm rus në frontin e Pokrovskut, duke eliminuar 120 trupa.
Brigada Spartane raportoi se komanda ruse vendosi forca të konsiderueshme për sulmin në frontin e Pokrovskut, transmeton Telegrafi.

Rusët po mbështeteshin në shfrytëzimin e motit me shi. Këmbësoria e tyre u përpoqën të përparonin me makina, motoçikleta dhe kuadro.
Megjithatë, Brigada Spartane, së bashku me njësitë ngjitur, e ndaluan ofensivën. Gjatë 48 orëve, trupat ruse pësuan humbje të konsiderueshme: 120 trupa sulmuese u eliminuan dhe gjashtë u plagosën.
Rusët humbën gjithashtu pajisje: katër motoçikleta dhe tre automjete. /Telegrafi/





