Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – raportohet për tre të vrarë dhe dy të plagosur

Tre persona u vranë dhe dy oficerë policie u plagosën në një incident me armë zjarri pranë ndërtesës ku ndodhet konsullata izraelite në Stamboll. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një rast, një oficer policie që nxori një armë dhe u fsheh ndërsa dëgjoheshin të shtënat. Ndërkohë, një person u pa i mbuluar me […]

Bota

Tre persona u vranë dhe dy oficerë policie u plagosën në një incident me armë zjarri pranë ndërtesës ku ndodhet konsullata izraelite në Stamboll.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një rast, një oficer policie që nxori një armë dhe u fsheh ndërsa dëgjoheshin të shtënat.

Ndërkohë, një person u pa i mbuluar me gjak.

Një prani e fortë e armatosur policore mbahet gjithmonë në zonën pranë konsullatës izraelite.

Dhe imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë policë të armatosur që patrullonin në zonë pas të shtënave.

Nuk kishte informacione të menjëhershme mbi identitetin e sulmuesve ose cilat mund të kenë qenë motivet e tyre.

Ministri i drejtësisë i Turqisë tha se ka nisur një hetim. /Telegrafi/