Të shtëna me armë në shtëpinë e Rihannës në Beverly Hills, arrestohet një grua

Mediat lokale raportojnë se ylli i popit nuk është lënduar pasi u qëlluan rreth 10 të shtëna nga një automjet përballë rrugës, shkruan The Guardian.

Një grua dyshohet se qëlloi disa herë në shtëpinë e Rihannës në Beverly Hills të dielën dhe një plumb përshkoi një mur të shtëpisë, raportuan mediet lokale.

Los Angeles Times dhe NBC4, duke cituar një zëdhënës të policisë së Los Angeles, raportuan se autoritetet iu përgjigjën të shtënave në orën 13:21 të së dielës dhe arrestuan një të dyshuar 30-vjeçare.

Policia e Los Angelesit dhe një përfaqësues i Rihannës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Rihanna ishte në shtëpi, por nuk u raportuan të lënduar, tha Los Angeles Times, duke cituar një burim.

Gazeta citoi transmetimet e radios së policisë se rreth 10 të shtëna ishin qëlluar nga një automjet përballë portës së pronës. /Telegrafi/