Të shtëna me armë në Lezhë, vriten dy persona – viktimat burrë e grua

Nacionale

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur. Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, automjeti është qëlluar disa herë. Trupat e […]

Madhësia e shkronjave

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, automjeti është qëlluar disa herë.

Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat e ngjarjes.

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

– YouTube www.youtube.com